You are here
Home > Futboll Bota > Vit i ri, zakon i vjetër/ Granit Xhaka në festë, shënon edhe mesfushori “fëmijë” që zihet për topin

Vit i ri, zakon i vjetër/ Granit Xhaka në festë, shënon edhe mesfushori “fëmijë” që zihet për topin

Vit i ri dhe zakoni i vjetër, pavarësisht se kishte disa kohë që Xhakës i mungonte shënimi i golit, tani nuk ndodh më një gjë e tillë. Me nisjen e 2019, madje në datën 1 janar, Granit Xhaka gjen edhe golin e parë për Arsenalin.

Në takimin e zhvilluar ndaj Fulhamit, i përfunduar me rezultatin 4-1, futbollisti shqiptar do të realizonte falë një nuhatje të madhe nga pranë zonës. Një ndeshje kjo e dominuar në të gjitha aspektet nga topçinjtë, të cilët e siguruan fitoren dhe i dhuruan tifozëve tre pikët e para në këtë fillim viti.

Goli i vetëm i nderit për Fulhamin, u realizua nga Kamara. Një histori të bukur ka golashënuesi i këtij ekipi, pasi bëri Ranierin të dilte nga vetja. “Doja ta vrisja. Ai nuk të dëgjon dhe kupton kurrë. Penalltitë duhet t’i gjuajë Mitroviç, Kamara shkon dhe i merr topin”, do të shprehej tekniku italian para një jave, ndërsa Kamara pa lejen e trajnerin merr përsipër me “dhunë” një penallti, të cilën më vonë do e humbiste. I futur në pjesën e dytë, sot francezi ka arritur t’i shënojë Arsenalit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top