
Tashmë duket një histori e mbyllur për Elseid Hysajn, që nuk mund të vazhdojë më gjatë te Napoli. Situata ka arritur deri aty, aqsa trajneri i italianëve vendosi Kalejon si mbrojtës krahu nga sulmi, vetëm për të mos i besuar më shkodranit.
Sarri do të mbyll gjithçka me Hysajn në merkaton e janarit, sigurisht, nëse nuk do të ketë ndryshime rrënjësore me kalimin e kohës. Por ish-tekniku i Napolit, që aktualisht drejton Chelsean, nuk do të ndalet vetëm këtu.
Ai kërkon krahët e Napolit të tij të dikurshëm në skuadrën angleze. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane së fundmi, edhe Ghulam është në objektivin e Sarrit. Tentativa për të transferuar mbrojtësin algjerian do të bëhet gjatë merkatos së verës, ndërsa Ghulam dhe Hysaj ishin dy mbrojtësit e krahut që Sari preferonte te Napoli. /Shqiperia.ch/