You are here
Home > Futboll Bota > E pazakontë dhe si fëmijë/Kamara ia merr penalltinë serbit, Ranieri: Ta vrisja! Hera e parë që më ndodh

E pazakontë dhe si fëmijë/Kamara ia merr penalltinë serbit, Ranieri: Ta vrisja! Hera e parë që më ndodh

Klaudio Ranieri është një prej trajnerëve më të famshëm italian në skenën e futbollit botëror. Ai arriti majat në momentin kur para pak vitesh arriti të fitonte “Premier League”, me skuadrën e Leichesterit, e cila deri në atë moment për shumë njerëz ishte e panjohur.

Tashmë Ranieri, aktualisht është në krye të skuadrës së Fulhamit, teksa këta të fundit arriën të merrnin një fitore në shtëpi përballë Hudersfildit. Ishte pikërisht kjo sfidë ku ndodhi edhe një situatë e pazakontë. Skuadra e drejtuar nga Ranieri, Fulhami, gjatë takimit fitoi një 11-metërsh, ku për gjuajtjen e penalltive është caktuar lojtari serb Aleksandar Mitrovic. Kjo gjë nuk ndodhi, pasi shoku i tij i skuadrës, Aboubakar Kamara, krijoi një debat me serbin për të goditur ai penalltinë, ku më pas e hunbi në menyrë flagrante. Edhe pse Kamara humbi 11-metërshin, skuadra e Fulham arriti të fitonte me rezultatin 1-0.

Pavarësisht fitores, duket se Claudio Ranieri nuk e ka kaluar lehtë atë çka ndodhi në fushën e blertë midis dy lojtarëve të tij. Italiani u ndje shumë i zhgenjyer nga lojtari i tij Kamara, i cili sipas Ranierit nuk i zbaton urdhërat dhe vendimet e trajnerit. Ai gjithashtu theksoi faktin se është shumë i revoltuar me lojtarin e tij dhe se ishte gati ta “vriste” atë, për arsye se penalltinë duhet ta gjuante lojtari serb Aleksandar Mitrovic, që Ranieri kishte caktuar.

“I kërkova Aboubakar Kamara që t’ia linte topin Aleksandar Mitrovic, është serbi futbollisti që ekzekuton penalltitë. Është e pabesueshme, sepse Kamara nuk më respektoi as mua dhe klubin, skuadrën dhe tifozët. Fola me atë, nuk është e drejtë, doja ta vrisja fare. Duhet të jetë Mitrovic ai që ekzekuton penalltitë dhe pikë. Është e pamundur të flasësh me Kamara. Hera e parë që ndodh në jetën time”, deklaroi Ranieri pas përfundimit të ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top