You are here
Home > Futboll Bota > Zgjodhi Shqipërinë, ekskluzive e talentit Ademi: Në Finlandë u quajta edhe mosmirënjohës

Zgjodhi Shqipërinë, ekskluzive e talentit Ademi: Në Finlandë u quajta edhe mosmirënjohës

Albion Ademi është një nga talentet e rinjë të Shqipërisë, që të mbush me shpresë për të ardhmen. Këtu nuk po flasim vetëm për talentin dhe aftësinë e madhe që zotëron djaloshi në fjalë, por edhe për daljen nga rryma që ka bërë ky njeri.

Kështu, ai zgjodhi të vinte te Shqipëria e të mos vazhdonte me Finlandën, pavarësisht mundësisë që kishte për të luajtur edhe te këta të fundit. Fillimisht iu bashkua kuqezinjve të Alban Bushit, për të përfunduar më pas te Shqipëria e Panuçit që vuante nga dëmtimet e shumta.

Sulmuesi 19-vjeçar, që është pjesë e Inter Turkut ka dhënë një intervistë të veçantë për “Shqiperia.ch”, duke u ndalur edhe te zgjedhja e tij, me zërat që shtoheshin në Finlandë duke e quajtur edhe si mosmirënjohës.

Zgjedhja e Kombëtares? Shqipëria ishte zgjedhja e parë e imja.

Shqipëri apo Finlandë, arsyeja kryesore që të bëri të vendosësh? Kombësia! Jam shqiptar dhe doja ngjyrat kuqezi.

Si e përshkruan karrierën tënde me pak fjalë? Ende në hapa të parë, me punë arrij gjëra më të mëdha.

Ëndrra më reale, deri ku shkon Albiani? Deri në klubet më të mëdha të Europës.

Gatimi shqiptar më i preferuar? Mantija. (Gatim tradicional nga zona e Kosovës).

Këngëtari shqiptar më i preferuar? Noizy.

Ku do i kaloni pushimet e fundvitit? Dubai.

Rrjetet sociale, sa varësi keni nga Instagrami? I përdor shumë rrjetet sociale.

Paraja vjen e para? Shëndeti, pastaj të tjerat.

Ku e sheh Shqipërinë e Panuçit?  E shoh që do të shkojmë shumë larg, ekip me gjendje mjaft të mirë.

Loja e preferuar? Call of duty.

Po FIFA-n e luani? Shpeshherë, Manchester United është ekipi që marrë kur luajë.

Ke kaluar ndonjëherë racizëm? Po. Të them të drejtën, kam pasur edhe raste të racizmit ndaj meje.

A ka njerëz që e kanë quajtur si mosmirënjohje për Finlandën, zgjedhjen që ke bërë? E vërtetë, një gjë e tillë ka ndodhur në momentin kur zgjodha t’i bashkohesha Shqipërisë.

Zgjedh gjithmonë shtëpinë tënde të vjetër, por të ngrohtë, apo ndonjëherë edhe atë të botës, por të re e të sigurt? Shtëpinë e vjetër në të shumtën e rasteve. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top