Nëse flasim për Ilir Latifin, sigurisht që sportdashësve shqiptarë u vjen menjëherë ndërmend personi në fjalë, pavarësisht se MMA nuk është e përhapur gjërësisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për “luftëtarin” shqiptar, që është ndër të paktit në këtë sport nga treva jonë.
Megjithëse duhet përmendur fakti se Latifi përfaqëson ngjyrat e Suedisë. Por nuk kanë qenë të pakëta rastet, ku në 14 fitoret e tij, të falenderoj veçanërisht tifozët shqiptarë edhe në gjuhën tonë. Së fundmi, një postim në rrjetet sociale ka irrituar disa tifozët, të cilët nuk mund ta anashkalonin përkufizimin e këtij “luftëtari”.
“Tre sudezët që e kanë nisur nga hiçi dhe tashmë janë në arenat më të njohura në Las Vegas”, shkruan Latifi në “Facebook”, për të hapur një diskutim tjetër. Deri diku i drejtë, pasi nuk mund të jesh për 6 muaj shqiptar dhe për gjashtë muajt e tjerë suedez, përcaktimi i kombësisë duhet të zgjidhet nga vetë sportisti.
Një veprim disi i nxituar i njeriut në fjalë, që ka lënduar edhe zemrat e shqiptarëve, aqsa mund të mendohet edhe se ato pak thirrjet dhe falenderime të bëra në gjuhën shqipe, mund të jenë edhe një mënyrë e mirë biznesi për mbështetje e për të mbushur sallat. Përsa kohë Ilir Latifi nuk e ka ndarë ende mendjen se kë përfaqëson dhe kujt i përket, të gjithë kanë të drejtë të japin teoritë e tyre. Shqiponja? Nuk do të thotë asgjë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/