
Situata te Vardari ka kohë që nga dalë nga duart dhe e gjitha kjo për “fajin” e Shkëndijës. Ekipi shqiptar ka vendosur që dominimi i maqedonasve të marrë fund, duke marrë frenat në të gjitha aspektet ndaj kundërshtarit.
Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski kohët e fundit ka dalë tërësisht nga shinat, duke i sulmuar të gjithë. Fillimisht e kishte me trajnerin e Maqedonisë, Igor Angellovski, për të kaluar edhe me Federatën e Futbollit në Maqedoni.
Sipas asaj që raporton “Infosport”, çmenduria e rradhës e Gaçevskit ishte me një tifoz shqiptar. Ky i fundit, mbështetës i Shkupit, e kishte ironizuar në rrjetin e tij social: “Trajneri i Maqedonisë është i suksesshëm, ndërsa ti Gaça(Gaçevski), eja te Shkupi, na nevojitesh për të mbledhur topat pas golit”.
Kaq ka mjaftuar që gardiani i Vardarit ta kalojë në personal diskutimin, duke e ngatërruar disi me vetveten tifozin shqiptar: “Alo shqiptari…idiot dhe cigan”. Ishte kjo përgjigja e dhënë nga Gaçevski, që i duhet të rishikojë edhe njëherë historinë, për të kuptuar ciganin në këtë mes. /Shqiperia.ch/