You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dikur kishte Shpresat e Shqipërisë, i gjen formulën Superiores dhe kurorëzohet kampion për dimrin

Dikur kishte Shpresat e Shqipërisë, i gjen formulën Superiores dhe kurorëzohet kampion për dimrin

Këtë fundjavë kampionati shqiptar ul siparin e tij përsa i përket përballjeve për vitin futbollistik 2018. Tashmë është zyrtare që kampion dimri në “Superligën Shqiptare” është skuadra e Partizanit. Ndonëse ka edhe një sifdë për të zhvilluar, ekipi i drejtuar nga Skëndër Gega udhëheq kampionatin me 3 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga skuadra e Teutës.

Ditën e dielë, “demat”, përballen në transfertën e vështirë të Gjirokastrës ku në këtë sfidë do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për të vazhduar ecurinë e tyre të fitoreve. Duket se kampionatit shqiptar i është rikthyer ta udhëheq një skuadër legjendë siç është ajo e Partizanit, teksa këta të fundit do të përpiqen të rikthejnë në shtëpinë e tyre trofen e munguar prej vitesh, atë të titullit kampion. Një skuadër e shndërruar duket kjo aktualja me Skënder Gegën, që më parë ka drejtuar edhe Shpresat e Shqipërisë.

Tekniku shqiptar duket se e ka gjetur formulën për t’i dhënë suksesin e kërkuar kryeqytetasve, e deri tani “ilaçi” funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. Terreni është shtruar edhe nga forma negative e kundërshtarëve direkt, teksa Teuta dhe Skënderbeu janë ndalur në takimet e tyre të fundit. Duke marrë të mirëqenë një fitore të Kukësit ndaj Kastriotit, nëse Partizani do të fitonte me Luftëtarin, do të shkëputej me 5 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top