You are here
Home > Futboll Bota > Kush e ndalë këtë njeri? Celina e bën “baltë” në Angli, shënon dhe sërish faji i bie trajnerit

Kush e ndalë këtë njeri? Celina e bën “baltë” në Angli, shënon dhe sërish faji i bie trajnerit

E njëjta histori, ashtu si edhe një javë më parë. Bersant Celina aktivizohet pak minuta nga fundi i takimit dhe arrin të bëj atë që shokët e tjerë të skuadrës së Swansea, nuk munden për 90 minuta.

Pavarësisht se realizoi dhe dhuroi asist brenda dy minutash në takimin e shkuar ndaj Sheffield Wensday, në atë fitore me rezultatin 2-1, trajneri Potter zgjodhi të lërë sërish në stol talentin shqiptar. I qetë dhe pa krijuar asnjë polemikë të vetme, Celina bën nxehmjen dhe futet në fushë për t’i kaluar edhe njëherë përgjegjësinë e fajit trajnerit të tij, me veprat që realizon në fushën e blertë.

Swansea është mundur me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Hullit. Bersanti është aktivizuar në minutën e 77 të takimit, atëherë kur shifrat ishin 3-1, ndërsa pas 10 minutash ka arritur të shënojë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Swansea nëpërmjet “Twitterit”, të cilët shprehen se nuk arrijnë të kuptojnë vendimin e trajnerit për të mbajtur një lojtar të tillë në stol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top