Kashimpasha është duke luajtur ndaj Beshiktashit, në takimin e vlefshëm për kampionatin turk. Ka ende shumë minuta nga mbyllja e takimit, për të vendosur rreth fituesit të këtij takimi.
Spektakli ka filluar që në minutën e 11 të takimit, me kryeveprën e mbrojtësit shqiptar, Loret Sadiku. Ky i fundit e ka ndalur në mënyrë perfekte topin në cepin e rrjetës, duke na kujtuar paksa magjinë e Bekim Balajt në Portugali.
Pasi vjen një krosim nga krahu i djathtë, Sadiku do të serviret në qendër të zonës dhe me një gjysmë kthese në mënyrë të menjëhershme, topi përfundon në rrjetë. Loreti njihet edhe si futbollisti më i pavendosur, ndërsa pavarësisht moshës së tij të madhe nuk e ka bërë ende zgjedhjen përfundimtare të Kombëtares që do të përfaqësojë. /Shqiperia.ch/
Sadiku’nun güzel golü! pic.twitter.com/wVpkt1anls
— TurkSpor TV (@TurkSporTV) December 22, 2018