
Si në çdo shtet tjetër, edhe në Maqedoni është zhvilluar ceremonia e fundvitit sa i përket botës së futbollit nga Federata Maqedonase e Futbollit. Në këtë event u ndanë çmime të ndryshme për kampionatin maqedonas, por edhe atë jashtë saj.
Atë çka mund të theksojmë nga ky event, është se Maqedonia ka vlerësuar lojtarin me origjinë shqiptare, Enis Bardhin, si futbollisti më i mirë maqedonas që luan në kampionat të huaj për vitin 2018. Duket se Maqedonia nuk i ndahet lojtarëve shqiptarë, teksa këta të fundit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme te Kombëtarja dhe kampionati i tyre. Përsa i përket Enis Bardhit, natyrisht që cilësohet si futbollisti më i mirë, ku shkak për këtë gjë janë paraqitjet dhe rendimenti i lartë i treguar me skuadrën e Levantes në kampionatn spanjoll të “La Ligës”.
Mjafton të kujtojmë që Enis Bardhi është vetëm 23 vjeç dhe në kampionatet europiane, ai u shpall si lojtari më rezultativ përsa i përket goditjeve standarte. /Shqiperia.ch/