Një nga lojtarët që Kombëtarja ia ka ndjerë shumë mungesën është pikërisht Armando Sadiku. Sulmuesi elbasanas nuk ishte i gatshëm për të qënë pjesë e kuqezinjve në kopmeticionin “Liga e Kombeve”, ku Shqipëria e mbylli këtë në vendin e fundit me vetëm 1 gol të shënuar.
Sadiku prej shumë muajsh nuk ishte në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi që mori gjatë një sfidë me Levanten. Tashmë duket se sulmuesi elbasanas është rikuperuar plotësisht dhe mediat spanjolle bëjnë me dije se Sadiku i është bashkuar Levantes duke zhvilluar stërvitje me grupin. Më në fund bomberi i Kombëtares po kthehet nga ai dëmtim i rëndë që e la jashtë fushës së blertë për muaj me rradhë.
Kjo gjë është një lajm pozitiv jo vetëm për skuadrën spanjolle të Levantes, por edhe për Panuçin gjithashtu, teksa italiani u kritikua për paraqitjet e Kombëtares. Mbi të gjitha Shqipërisë i rikthehet lojtari që aq shumë i kishte munguar dhe nuk do të jetë e largët dita që ta shohim sërisht legjionarin në fushën e lojës, si me Levanten ashtu edhe me Shqipërinë. /Shqiperia.ch/