You are here
Home > Bundesliga > E mësuan nga Shqipëria, klubi gjerman i Rashicës e pranon “spiunimin”: Droni që fluturoi ishte i yni!

E mësuan nga Shqipëria, klubi gjerman i Rashicës e pranon “spiunimin”: Droni që fluturoi ishte i yni!

E paharrueshme ngelet ajo natë e Beogradit në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për europianët që një detaj të rëndësishëm, nuk mund ta largonin nga mendja në atë përballje.

Sigurisht, për dronin jemi duke folur. Menjëherë pas atij takimi, droni filloj të përdorej gjerësisht, e këtë herë rikthehet sërish në fushat e blerta. Werder Bremeni, ekipi ku aktivizohet edhe Milot Rashica, e ka gjetur mënyrën perfekte për të kuptuar skemën e kundërshtarëve të Hofeneimit.

Në takimin që do të përfundonte me rezultatin 1-1, përpara ndeshjes, drejtuesit e Hofeneimit do të denonconin një dron që ishte parë afër qendrave të tyre stërvitore. Dyshimi doli i drejtë, pasi do të ishte vetë klubi i Werderit që do e pranonte se ishte një mjet futures i kontrolluar nga ana e tyre, nëpërmjet drejtuesit Bauman.

“Një dron fluturoi për një kohë të shkurtër gjatë kohës që skuadra e Hofeneimit po stërvitej. Nuk ishte asnjë kërcënim dhe gjithçka është zgjidhur. Marrim përgjegjësinë dhe nuk kemi bërë asgjë të jashtëligjshme. Gjithsesi, më duhet t’i kërkoj falje drejtuesve të Hoffeneimit për incidentin”, u shpreh Bauman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top