You are here
Home > Futboll Bota > Shënoi nga 25 metra, Llullaku i sinqertë për festën: Bërtisnim për paratë, na premtuan shpërblime

Shënoi nga 25 metra, Llullaku i sinqertë për festën: Bërtisnim për paratë, na premtuan shpërblime

Astra ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 ndaj Dinamos së Bukureshtit në ditën e sotme. Një fitore shumë e rëndësishme kjo e Astrës, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares, Azdren Llullaku.

Ky i fundit ka realizuar një nga golat më të bukura të kampionatit dhe të karrierës, teksa e ka ndalur topin në rrjetë me një gjuajtje nga 25 metra. Në fund ka vend edhe për një festim si Murinjo, ndërsa Llullaku kthehet protagonist edhe me deklaratën pas ndeshjes.

Duke treguar pak nga festa e skuadrës, lojtari shqiptar është shprehur se futbollistët e Astras ishin duke bërtitur për paratë dhe shpërblimet që duhet të marrin pas kësaj ndeshje.

“Ne po bërtisnim për të sjellë para tek djemtë, paga, shpërblime, pasi na është premtuar se do të zgjidhet situata. E kemi merituar fitoren, madje duhej të ishim 4-0 që në pjesën e parë. Kisha shumë raste të pastra. Këtë fitore ia dedikoj trajnerit, sepse ia vlen një gjë e tillë. Dinamo? Viktima ime e preferuar, megjithëse më vjen keq për gjendjen ku ata janë”, u shpreh Llullaku sipas asaj që raporton “Telekomsport.ru”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top