You are here
Home > Futboll Bota > Lë Shqipërinë për Malajzinë, Krasniqi “i shkel syrin” kalimit: E kemi në plan sa për momentin

Lë Shqipërinë për Malajzinë, Krasniqi “i shkel syrin” kalimit: E kemi në plan sa për momentin

Prej ditës së djeshme, çështja e Liridon Krasniqit po kthehet në një telenovelë. Kjo për shkak se lojtari shqiptar mund të jetë pjesë e Kombëtares së Malajzisë, duke veshur këtë fanelë dhe përfaqësuar këtë shtet në arenën europiane.

Kjo çështje është konfirmuar nga zëvendëskryetari i Shoqatës së Futbollit të Malajzisë, Datuk Mohd Yusoff Mahadi, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Komitetit të Programit të Natyralizimit të lojtarëve. Ai ka folur për Krasniqin dhe është shprehur se ka marrë një përgjigje të parë pozitive nga lojtari shqiptar.

Në një intervistë për mediat vendase, Yusoff u shpreh se kishte kontaktuar personalisht me Krasniqin dhe se lojtari i kishte shprehur dëshirën për të qënë pjesë e kësaj Kombëtareje. Gjithashtu ai thekson se do të bëjnë të pamundurën për të përmbushur dëshirën e këtyre lojtarëve duke vlerësuar sinqeritetin e tyre që kanë treguar, duke i konsideruar si në planin afatshkurtër.

“Ne kemi qenë të lidhur dhe duket se gjithkush ka treguar interes nga lojtarët që kemi kontaktuar, mes tyre dhe Krasniqi, por nuk kemi qenë në gjendje të takohemi përsëri. Unë jam kryetari i komisionit për të punuar sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të përmbushur të gjithë këta lojtarë. Ne duhet të mbajmë hapin me ta dhe të vlerësojmë sinqeritetin e lojës që ata do të kenë me Malajzinë.

Ne kemi tre plane që janë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Pra, tani për tani ne duam të theksojmë për planet afatshkurtra … kështu që dy afrimet të natyralizuara në radar kërkohen në plan sa për momentin”, tha Mahadi duke iu referuar edhe afrimit të Krasniqit, që është paraqitur me fanellën e Shqipërisë U-21. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top