You are here
Home > Futboll Bota > Këmbana që bien edhe për Grezdën, Gerrard: Nuk ishte faji i Morelos, por të tjerët të reagojnë

Këmbana që bien edhe për Grezdën, Gerrard: Nuk ishte faji i Morelos, por të tjerët të reagojnë

Rangersi ka barazuar pa gola në transfertën e djeshme, duke humbur mundësinë për t’u shkëputur disi në vendin e parë. Ekipi që drejtohet nga ana e Gerrardit, ka ndarë vetëm një pikë në stadiumin e Hibernian, që duhet theksuar fakti se është një ferr për këdo pretendent.

Më parë ishte Celtic që humbi me rezultatin 2-0 në këtë transfertë, ndërsa Rangersi arriti të dilte me pikë edhe pse jo ashtu siç do të dëshironte. Tekniku Gerrard është shprehur i kënaqur disi me pikën e marrë dhe me formën e treguar nga sulmuesi i tij, Morelos, por ka pasur disa rezerva për pjesën tjetër të ekipit, ku përfshihet edhe Eros Grezda.

“Morelos? Sigurisht që duhej t’i kishte shfrytëzuar më mirë ato shanse që iu dhanë, por ai është lojtari më i mirë që ne kemi. Mendoj se janë të tjerët ata që duhet të bëjnë një hap më shumë dhe të përmirësohen në skuadrën tonë”, është shprehur Gerrard, që e ka aktivizuar futbollistin shqiptar deri në minutën e 84 të takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top