You are here
Home > Bundesliga > Fantastike/ Abrashi gati për Kombëtaren, e thotë trajneri i Freiburgut: Çfarë luftëtari i pabesueshëm!

Fantastike/ Abrashi gati për Kombëtaren, e thotë trajneri i Freiburgut: Çfarë luftëtari i pabesueshëm!

Shumë ka vuajtur Shqipëria në “Ligën e Kombeve” sa i përket rezultateve, kjo edhe për shkak të mungesave që kishte Panuçi në grupin e tij. Më e rëndësishmja, padyshim është ajo e mesfushës, ku Amir Abrashi nuk është i gatshëm prej shumë muajsh.

Një dëmtim i rëndë e ka lënë jashtë fushës së blertë futbollistin shqiptar, që e ka treguar më së miri rëndësinë që ka në fushën e lojës. Gjithmonë nëse shohim lojtarin që ka përshkruar më tepër kilometra me fanellën e Kombëtares, atëherë Amir Abrashi do të jetë duke e kryesuar nëse ndodhet i gatshëm për Shqipërinë.

Vlerëime të mëdha shqiptari ka pasur edhe nga trajneri i tij, Streich që e ka quajtur një luftëtar të pabesueshëm dhe ka treguar për kohën kur Abrashi do rikthehet në fuhën e blertë. Bëhet fjalë për marsin, atëherë kur Shqipëria nis edhe aventurën e kualifikueseve të Europianit.

“Amiri është stërvitur shumë gjatë kësaj kohe. Të gjithë ata që e njohin atë, e dinë shumë mirë se çfarë luftëtari i pabesueshëm që është në fushë. Këtë gjë e zbaton shpeshherë në praktikë. Muskulatura e tij është e fortë e ka pasur një periudhë të vështirë. Sipas parashikimeve tona, ai do të nis stërvitjen në fundin e janarit dhe do e kemi në dizpozicion në mars”, u shpreh Streich. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top