You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I dyti i huaj në historinë e Malajzisë, Krasniqi nuk lëviz për hir të Kombëtares dhe FIFA-s

I dyti i huaj në historinë e Malajzisë, Krasniqi nuk lëviz për hir të Kombëtares dhe FIFA-s

Ditën e sotme Federata e Futbollit Malajzes, publikoi në faqen e saj të gjithë emrat e futbollistëve të cilët mund të bëhen pjesë e Kombëtares. Në këtë listë ishte edhe emri i shqiptarit, Liridon Krasniqi, teksa përflitet se mund të veshë fanellën e përfaqësueses së Malazisë.

Duket se duhet të kalojë pak më shumë kohë që Krasniqi të veshë atë fanellë. Në rregullat e FIFA-s është shumë e qartë, që nëse një lojtarë i tillë do të kishte mundësinë për të luajtur për një Kombëtare tjetër, atëherë ai duhet të jetë pjesë e atij vendi prej 5 vitesh.

Krasniqi u transferua tek ekipi malajzes, Kedah, në prillin e vitit 2015 dhe u largua nga kjo skuadër vetëm pak ditë më parë. Për të qënë pjesë e kombëtares së Malajzisë, Liridoni duhet të jetë pjesë e njërës prej skuadrave që luan në këtë kampionat për 5 ose më shumë vitesh. Nuk mund të hidhet poshtë fakti, që edhe pse u largua nga Kedah, ai mund të rikthehet sërish tek kjo skuadër.

Për të parë mefushorin shqiptar me fanellën e përfaqësueses së Malajzis, do të duhen edhe 2 vite të tjera, pasi askush prej futbollistëve nuk mund të dalë jasht rregullave të organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA-s. Ndërkohë që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Krasniqi do të ishte futbollisti i dytë i natyralizuar për këtë Kombëtare, pasi i pari është Mohamadou Sumareh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top