
Një nga lojtarët më në zë të momentit, është pikërisht Xherdan Shaqiri. Mesfushori me origjinë shqiptare me fitoren që i dha ekipit të Liverpulit përball Mnachester United, këta të fundit shkarkuna nga pankina e tyre, të famshmin, Hoze Murinjo.
Mesfushori i Liverpulit ka arritur të fitojë të gjithë vëmendjen e mediave, por jo vetëm. Por kush është Xherdan Shaqiri, nga vjen, si arriti në këto maja ? Ai është vetëm 27 vjeç lindur në Gjilan të Kosovës. Shaqiri ka qënë pjesë e shumë ekipeve me emër në futbollin eruopian, si Baseli, Interi, Stoke City madje dhe Bayern i Mynihut. Në të gjithë karrierën e tij, Xherdani ka luajtur plot 359 ndeshje, ku ka shënuar plot 71 gola.
Në një raportim nga “Gazeta Sheshi”, shkruan për historinë dhe peripecitë e lojtarit gjilanas. Shaqiri ka emigruar në Zvicër kur ishte shumë i vogël, bashkë me familjen e tij. Ata u vendosën në një krahin të qytetit të Baselit të quajtur Augst. Mesfushori 27 vjeçar vjen nga një familje shumë e thjeshtë, ku babai i tij punonte si pjatalarës në një prej restoranteve, ndërsa mamaja punonte si sanintare në ndërtesat me zyrat gjigande.
Një prejardhje tepër e thjeshtë e lojtarit me origjinë shqiptare, që po i tregon të gjithve se me anë të pasionit dhe punës së parreshtur mund të arrihet çdo gjë. Tashmë Xherdani është një prej lojtarëve kryesor të skuadrë angleze të Liverpulit, duke i udhëhequr “The Redsat”, drejt titullit kampion, i cili mungon në shtëpinë e tyre që prej vitit 90’. /Shqiperia.ch/