You are here
Home > Bundesliga > Nuk e lë vetëm me debutim, Shtutgardi aktivizon sërisht talentin shqiptar

Nuk e lë vetëm me debutim, Shtutgardi aktivizon sërisht talentin shqiptar

Ditën e djeshme luajtën disa sfida të Bundesligës Gjermane, të cilat ishin të vlefshme për javën e 16 të kampionatit gjerman.  Ndër to, luajti edhe skuadra e Shtutgardit, e cilia u mposht në transfertë përball Ëolfsburgut me rezultatin 2-0.

Ajo çka ra në sy tek  ekipi i Shtutgardit, ishte inkuadrimi në fushën e lojës të mesfushorit shqiptar Leon Dajaku. Është vetëm 17 vjeç dhe kjo është hera e dytë për Dajakun që luan në një sfidë të Bundesligës. Duket se ndeshje pas ndeshje, Leoni po fiton besimin e tjranerit të tij. Kujtojmë që pak ditë më parë, numri një i pankinës së Shtutgardit, Ëeinzierl , u shpreh se kjo periudhë e kampionatit është koha e të rinjve.

Kjo për shkak të mungesave të shumta që skuadra gjermane ka për shkak të dëmtimeve. Dajaku arriti të luante vetëm 10 minuta të sfidës së djeshme, pasi u aktivizua vetëm në minutën e 80 të sfidës. Leon Dajaku është pjesë e skuadrës Gjermane U-17, ku me këta të fundit ka arritur të luajë plot 14 ndeshje, duke finaluzuar 3 gola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top