
Tashmë jemi në muajin e festave dhe pak nga pak këto po afrohen. Skuadrat europiane, por jo vetëm, po mendojnë për dhuratat që mund të bëjnë brenda klubit, apo edhe tifozerive të tyre. Është pikërisht skuadra e Wolfsburgut e cila ka vendosur një surprizë të veçantë për tifozët e saj.
Skuadra gjermane ka vendosur që në ditën e shtunë, dy prej figurave të saj, një futbolliste nga skuadra e femrave dhe një tjetër nga ekipi i djemve, do të japin autografe për të gjithë tifozët e pranishëm. Ata kanë zgjedhur se nga vajzat do të jetë Katherina Baunch, ndërsa nga skuadra e meshkujve do të jetë pikërisht lojtari me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj. Këta të dy do të jenë të gatshëm për afro 14 orë që të takojnë tifozët duke i dhuruar atyre autografe, por edhe simbole të tjera të klubit, që ka përgatitur Wolfsburgu në këtë periudhë festash.
Skuadra gjermane njihet për tifozerinë e shumtë që ka në Bundesligë dhe kjo është një gjetje tepër e veçantë, pasi pritet edhe një interesim i lartë nga mbështetësit e tyre. /Shqiperia.ch/