You are here
Home > Futboll Bota > Momenti i vitit/ Mane bën xhiron e internetit, i anulloi golin Lukakut duke… e shtyrë me duar! (VIDEO)

Momenti i vitit/ Mane bën xhiron e internetit, i anulloi golin Lukakut duke… e shtyrë me duar! (VIDEO)

Takimi mes Liverpulit dhe Manchester United ka pasur gjithë vëmendjen e sportdashësve në Europë gjatë ditës së djeshme. Në fund ishin lojtarët e Liverpulit ata që ia dolën me rezultatin 3-1, falë dopietës së realizuar nga Xherdan Shaqiri.

Megjithatë, nuk është vetëm futbollisti shqiptar që ka marrë rolin e heroit, por edhe sulmuesi Mane. Teksa rezultati ishte në një barazim pa gola, lojtari senegalez ka gjetur një mënyrë krejtësisht të veçantë për t’i anulluar golin Manchester United.

Një faull ishte akorduar në krahë për ekipin mik, e lojtarët ishin rreshtuar të gjithë në vijë të drejtë për të pritur krosimin e për të tentuar portën e Alison. Në atë moment, Mane mendon që të shtyjë me duar Lukakun, duke e dërguar në pozicion jashtë loje.

Topi ka përfunduar në rrjetë, por ende pa shkuar atje, do të ishte vetë senegalezi që do të sinjalizonte anësorin, se sulmuesi Lukaku gjendej në një pozicion jashtë loje, me gjithë “pafajësinë” e tij në atë rast. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top