You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh pa Vengerin! Arsenali me Xhakën, quan dështim të humb pas… 22 ndeshjeve

Ndodh pa Vengerin! Arsenali me Xhakën, quan dështim të humb pas… 22 ndeshjeve

Një nga skuadrat më me emër në Angli, është edhe Arsenali. Ditën e djeshme topçinjtë u mposhtën me rezultatin 3 me 2 nga skuadra e Sauthamtonit. Këta të fundit arritën të ndërprenin ecurinë pozitive të Arsenalit, të cilët kishin plot 22 ndeshje pa humbur.

Ajo çka vlen për t’u theksuar është se kjo disfatë u pësua pikërisht nga një gabim i portierit të tyre, Leno, pasi ky i fundit bën një dalje të gabuar në minutën e 85. Përsa i përket futbollistit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, luajti këtë sfidë që nga minuta e parë.  Mbrojtësi Mustafi në këtë sfidë ishte i pezulluar, ku mund të themi se mungesa e tij në qëndër të prapavijës së Arsenalit, ndikoi edhe në rezultatin e ndeshjes.

Sauthemtoni arriti të mposhte skuadrën e drejtuar nga Emeri, pas plot 3 vitesh. Fitoren e fundit të tyre përballë Arsenalit e kishin që në 1 shtator  të vitit 2015. Për të kuptuar pikën se ku kanë mbërritur topçinjtë pa Vengerin në stol, teksa shihet si dështim një humbje pas 22 ndeshjeve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top