You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët serbë të Arsenalit e kanë “halë në sy”, Xhaka nuk lë festë mbarëshqiptare pa uruar

Tifozët serbë të Arsenalit e kanë “halë në sy”, Xhaka nuk lë festë mbarëshqiptare pa uruar

Nëse tifozët serbë të Arsenalit do të kishin vetëm një vendim në dorë për të ndryshuar te klubi i tyre, atëherë Granit Xhaka duhej të largohej pa u vonuar më tepër.

Mesfushori shqiptar është një “halë në sy” për ta, e kjo nuk ka vend për shumë dyshime. Nuk i shpëton asnjëherë një festë kombëtare e jona, pa uruar nëpërmjet profilit të tij zyrtar. E fundit ishte ajo e djeshme, teksa treva shqiptare e Kosovës formoi ushtrinë e saj për të ndihmuar rendin dhe sigurinë.

Granit Xhaka nuk mund ta anashkalonte, duke reaguar në një farë mënyrë edhe mbi këtë gjë. Një ushtar me simbolet e Kosovës, u postua menjëherë nga ana e futbollisti në “Instagram”. Kaq mjafton, për të treguar se pavarësisht të gjithave, zemra e këtij lojtari do të jetë me Shqipërinë dhe Kosovën, pavarësisht se rrethanat e kanë bërë që të përfaqësoj një tjetër shtet në arenën ndërkombëtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top