
Një derbi shqiptar pritej në “Championship” gjatë ditës së sotme, atje ku Sheffield Wendsay shkoi në transfertë ndaj Swansea, takim ky që vazhdon në rezultatin 0-1.
Te këta të fundit luan talenti shqiptar, Bersant Celina, ndërsa tek Sheffield aktivizohet sulmuesi Nuhiu. Ky i fundit ndodhet një formë aspak të mirë, aqsa është kthyer në objekt tallje edhe për tifozët. Kjo pasi Nuhiu ende nuk po arrin të shënojë golin e shumëpritur, megjithëse pozicioni dhe detyra e tij është pikërisht në majën e sulmit.
Nga ana tjetër Celina gjithmonë ka treguar klasin e tij dhe se i përket një tjetër kategorie. Megjithatë, në formacionin zyrtar të hedhur nga të dyja ekipet, ajo që ka bërë disi habi për tifozët shqiptarë, është lënia në stol e Celinës.
Sulmuesi i talentuar nuk është preferuar nga ana e trajnerit të Swansea, ndërsa Atdhe Nuhiu që pritej ta niste nga pankina, ka qenë nga minuta e parë në fushën e lojës. /Shqiperiach/