
Rizespori ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Alanyasporit në ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për kampionatin turk. Dy penallti të humbura nga një për secilin ekip, për të ndarë pikët në fundin e 90 minutave.
Sulmuesi shqiptar, Muriqi po rikthehet në nivelet më të larta. Shumë gjurmë la në sezonin e shkuar, ndërsa më e vështirë dukej situata në këtë aktualin. Megjithatë drita në fundin e tunelit duket edhe për të, që ka arritur të shënojë në ditën e sotme.
Goli i vetëm për Rizesporin, ka ardhur pikërisht nga Muriqi, që me kokë e ka dërguar topin në rrjetë. Faktikisht, në ajër nuk ka asnjë shans që kundërshtari të fitojë duelin me futbollistin e Kosovës, teksa me të dhënat e fundit, Muriqi është lojtari që fiton më shumë duele në kampionatin turk, i ndihmuar nga shtatlartësia e tij. /Shqiperia.ch/
Rizespor 1-1 Alanyaspor 56’ Vedat Muriqi pic.twitter.com/cII8NS4Ics
— Goal Radar (@goalradar) December 15, 2018