
Një arritje e jashtëzakonshme për sportisten shqiptare, Distria Krasniqi. Kjo e fundit ka marrë medaljen e artë në finale e masterit të xhudos, i cili po zhvillohet në Kinë.
Atje shqiptarja ka mposhtur sportisten japoneze, Ami Kondo. Por më e veçanta e kësaj përballje, kanë qenë minutat e zhvillimit të ndeshjes. Vetëm 16 sekonda, kaq i janë dashur Krasniqit për të mundur kundërshtaren e saj dhe për t’u bërë e artë në peshën e 52 kilogramë.
Arritjet për sportin e të gjithë trevave shqiptare janë duke u shtuar ndjeshëm, ndërsa për këtë gjë janë duke kontribuar edhe sportistet tona. /Shqiperia.ch/