
Që në kohën kur Lorik Cana është larguar nga ekipi i Marsejës, ndoshta edhe për shkak të rastësisë e ikjes së brezit të artë, ekipi i njohur francez i ka harruar sukseset. Por tifozët, nuk mund të lënë në harresë emrat që i kanë ngritur zemrën peshë, për të prekur nivelet më të lartë europiane.
Kjo është aryseja kryesore, se përse emri i Canës figuron shpeshherë në Francë dhe nga tifozët e Marsejës. Së fundmi do të ishte Mamdou Niang, sulmuesi i Marsejës së së artë, që ka komentuar në mediat franceze periudhën e suksesit të atëhershëm.
“Ne gjithmonë kishim detyrimin e rezultatit. Në Marsejë, ju nuk duhet të humbni. Nuk e di sesi funksionon, por kështu ndodhte te ne. Por ne patëm lojtarë me mendje çeliku si Cana, me mendje luftëtari si Cheyrou. Në prapavijë kishim një Taiëo që ishin i uritur dhe një Heinze që moshën prej 34-35 vjeçare nuk e jepte në fushë. Sikur të shihnit sërvitjen tonë. Ishte një luftë”, ka thënë Niang. /Shqiperia.ch/