
“Duhet ta falenderojmë Kolollin, pasi i dha klubit të Zurich 4 milionë shikime pas atij rrëzimi qesharak”, do të shprehej duke buzëqeshur trajneri i ekipit zviceran, Ludovic Magnin. Ai festimi i dështuar nga ana e futbollistit shqiptar, Benjamin Kololli, do të shpërndahej gjerësisht nga mediat e huaja.
Pasi shënoi nga pika e bardhë në transfertë ndaj AEL, futbollisti shqiptar shkoi për të festuar së bashku me tifozët. Duke kaluar rrethimin e stadiumit në eufori e sipër, Kololli kishte bërë në mënyrë të gabuar llogaritë e hedhjes së tij.
Kështu ai përfundoi në tokë pasi kaloi murin rrethues, por fatmirësisht pa pasur një dëmtim serioz. “Shqiperia.ch” ofron një pamje më të qartë për të parë lartësinë dhe distancën mes murit dhe tokës, në atë festim që do të mbahet mend përjetësisht nga ana e Kolollit. /Shqiperia.ch/