
Shqipëria ndodhet në grup me Francën, Turqinë, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë në kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Por teksa të gjithë analistët mendojnë se “gjelat” e kanë të siguruar ende pa nisur kryesimin e grupit, ndërsa tre ekipe të tjera do të luftojnë për vendin e dytë, mes tyre edhe Shqipëria, në Islandë nuk e mendojnë kështu.
Do të ishte vetë trajneri Erik Hamren, që në një intervistë për mediat vendase ka folur për miqësoren e afërt që do të zhvillojë ndaj Suedisë. Ai ka komentuar edhe grupet e kualifikueseve, duke mos i llogaritur kuqezinjtë në hesapet e kualifikimit.
“Mund të shkonte më mirë, mund të shkonte më keq. Franca është favorite kryesore. Turqia ka një ekip të mirë që të impresionon. Ata tregojnë se mund të mposhtin këto, megjithëse janë pak kokëulur në gjendjen aktuale. Janë ata dhe ne, që mund të zëm vendin pas Francës.
Shqipëria dhe Moldavia janë pak të vështira në rrugë, të hapin punë. As Andorra nuk do të jetë e thjeshtë. Përshembull, Zvicra fitoi vetëm me rezultatin 2-1 ndaj tyre”, u shpreh tekniku i Islandës, Erik Hamren, që duket se nuk i llogaritë kuqezinjtë në hesapet e kualifikimit. /Shqiperia.ch/