
Në Greqi i është bërë jehonë ditëve të fundit, largimit përfundimtar dhe shuarjes së shpresës për marrjen e sulmuesit të Olimpiakosit, Emiliano Bullari.
Ky i fundit ka lindur në Greqi, por është me rrënjë të pastra shqiptare. Futbollisti në fjalë duket se e ka zgjedhur t’i bashkohet përfundimisht kuqezinjve, pavarësisht dëshirës së helvetëve për ta marrë në Kombëtaren e tyre.
Ndërkohë, do të ishte trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi që do i shtonte dozën e dhimbjes grekëve. Në një intervistë që është publikuar nga “In.Gr” dhe që ka bërë jehonë kohët e fundit te fqinjët, ishte trajneri i Shpresave që i ka shtuar dozën e dhimbjes Greqisë, duke i kujtuar edhe garën e humbur për Durmishaj.
“Emiliano Bullari që po luan në Greqi, do të bëhet një sulmues i mirë. Ai është një lojtar i madh dhe një kapitull i ri për Shqipërinë. Natyrisht që ne nuk i harrojmë lojtarët si Durmishai, Vrioni dhe Manaj, të cilët janë në moshë shumë të re, 22-23 vjeç e kanë një prespektivë shumë të mirë në Shqipëri”, tha Bushi. /Shqiperia.ch/