
Pas një rikthimi dhe një mungese të gjatë në “Champions League”, Interi iu bashkua arenës më të njohur europiane, për të provuar forcën e tij. Në mënyrë të padrejtë gjendej deri këtu mund të themi, pavarësisht historisë së madhe që ka ky klub i njohur dhe aq i dashur në Itali. Vetëm të kujtojmë pak mënyrën sesi zikaltërit shkuan deri në grupet e “Championsit”.
Në sezonin e shkuar, atje ku Lacio bëri gjithçka në mënyrë perfekte dhe nuk pati thuajse asnjëherë luhatje gjatë gjithë kampionatit, Interi do ia dilte ta kalonte e shkonte më tej. Gjithçka do të vendosej me takimin e fundit të kampionatit, që përfundoi me rezultatin 2-3. Lacios së Strakoshës dhe Tares i mjaftonin dy rezultate për të shkuar në “Champions”, fitorja dhe barazimi, por dështuan në misionin e tyre.
Rezultati nuk ishte i drejtë, pasi De Vrij zgjodhi të tradhëtoi skuadrën e tij, Lacion askokohe, pasi kishte nënshkruar kontratën e re me Interin. Një aktrim deri diku e mbrojtësit holandez dhe një gol i dyshimtë i quajtur si i rregullt në favor të Interit, pas ndërhyrjes ndaj Strakoshës, do të vendosnin takimin. E në këtë mënyrë shkoi edhe rrugëtimi i zikaltërve në fazën e grupeve, teksa në një situatë të tillë duhet edhe të largohen dhe të rikthehen në “Europa League”.
Në një takim ku pritej që dy rezultatet të favorizonin Interin ndaj PSV-së, fitorja dhe barazimi, duke llogaritur humbjen e Totenhemit në transfertën e Barcelonës, e papritura ka ndodhur. Ekipi i Spaletit nuk ka arritur të fitojë ndaj hollandezëve. Ndërsa ishin duke mbajtur barazimin me rezultatin 1-1 dhe prisnin të kalonin më tej, në minutat e fundit është barazuar rezultati edhe në Spanjë, atje ku Totenhemi ka barazuar po me të njëjtin rezultat ndaj Barcelonës. Fundi aspak i drejtë ky për ekipin italian që largohet nga “Champions League”, e megjithatë, fundja kështu edhe hyri në këtë kompeticion. /Shqiperia.ch/