
PSG do të përballet në ditën e sotme ndaj Crevena Zvezdës, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kampionëve”. Një ndeshje me rëndësi të veçantë kjo, jo për gjendjen në të cilën ndodhen skuadrat, por sa i përket pjesës së organizimit.
Beogradi të ofron një ferr të vërtetë, ndërsa e njëjta gjendje do të jetë edhe për PSG-në. Aspak miqësor tifozët serbë, që ashtu si gjithmonë do e kenë një arsye për të sulmuar vizitorët. Media e njohur franceze, “Figaro”, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë stadiumit “Rajtko Mitiç”.
Ferri nis që hyrja e stadiumit, teksa qindra policë dhe vetë peisazhi që të ofron ambienti, të krijon përshtypjen se bëhet fjalë për luftë, e jo për futboll. E njëjta gjendje ishte edhe kur Liverpuli u ndesh me Crevena Zvezdën, ndërsa vetë policia vendase nuk i ka besimin tifozëve serbë për vetëkontroll. /Shqiperia.ch/