You are here
Home > Futboll Bota > “Shqiperia.ch” e konfirmon, në Kroaci tregohen njerëzor për dënimin e Myrto Uzunit

“Shqiperia.ch” e konfirmon, në Kroaci tregohen njerëzor për dënimin e Myrto Uzunit

Një ndërhyrje e gabuar dhe që i kushtoi shumë ishte ajo e Myrto Uzunit, teksa në takimin ndaj Rijekës në Kupën e Kroacisë, do të largohej me karton të kuq. Ishte vetëm minuta e 44 e takimit, por arbitri e kishte të ndarë mendjen, për të ndëshkuar futbollistin shqiptar.

Pavarësisht pendesës së madhe të lojtarit tonë, që kërkoi falje për atë veprim të pamenduar, Uzuni u largua mes lotëve nga fusha e blertë. Në Kroaci gjendet edhe një rregull disi i çuditshëm nga kampionatet e tjera, pasi pezullimi i Kupës të heq edhe mundësinë e kampionatit.

Në orët e fundit, ashtu siç ka mësuar “Shqiperia.ch”, është marrë vendimi edhe për dënimin e Myrto Uzunit. Ai do të jetë në fushën e blertë duke filluar që nga ndeshja e rradhës, pavarësisht se pritej një pezullim edhe për takimin e ardhshëm. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top