You are here
Home > Kombëtarja > E fundit për “Shqiperia.ch”/ Operohet Ardian Ismajli, lutjet shpërblehen për mbrojtësin e Kombëtares

E fundit për “Shqiperia.ch”/ Operohet Ardian Ismajli, lutjet shpërblehen për mbrojtësin e Kombëtares

Ardian Ismajli nuk i ka shpëtuar operimit, teksa në ditën e djeshme është shtruar me urgjencë në spitalin e Splitit. “Shqiperia.ch” ka mësuar se mjekët e spitalit ishin duke bërë gjithçka që ky rast të kalohej pa operacion, pas dhimbjeve të mëdha që futbollisti shqiptar ndiente në stomak, por një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjithsesi lutjet për mbrojtësin e Kombëtares janë shpërblyer, pasi sipas asaj që mësojmë pranë lojtarit, operimi i kryer në orën 13:00 të ditës së sotme ka përfunduar me sukses. Ky mbetet një lajm i mirë për Panuçin dhe Shqipërinë, që në ndeshjet e nëntorit fituan një siguri në prapavijë me ardhjen e Ismajlit.

Tashmë pritet që futbollisti i Hajdukut të dalë në stërvitje me skuadrën e tij gjatë muajit janar, për të punuar shumë e për të qenë gati në takimin që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Turqisë në muajin mars, sa i përket kualifikueseve të Europianit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top