
Në arenën e boksit, duket se luftëtarët shqiptarë nuk kanë asnjë konkurrencë. Këtë herë bëhet fjalë për Shqipjon Hotin, që i ka treguar vendin boksierit serb.
Asnjë shans për këtë të fundit, që pavarësisht se ka dhënë maksimumin për t’ia dalë në këtë duel të veçantë, nuk ka pasur energji për të vazhduar më tej. Boksieri 21-vjeçar ka arritur të përulë serbin Milosh Jankovic, pas vetëm 6 raundeve. Ndërsa sa i përket Shqipjon Hotit, ky ishte dueli i tretë i zhvilluar dhe i fituar nga ana e tij. /Shqiperia.ch/