You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Për herë të parë kundër kuqezinjve, trajneri i Kosovës: Nuk e doja Shqipërinë!

Për herë të parë kundër kuqezinjve, trajneri i Kosovës: Nuk e doja Shqipërinë!

Goglat e shortit për kualifikueset e Europianit 2021 sa i përket të rinjëve kanë qenë disi ironike, pasi fati ka vendosur për herë të parë përballë njëra tjetrës Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky është një realitet i ri me të cilin duhet të mësohemi, pasi një gjë e tillë mund të ndodh edhe pas disa vitesh me Kombëtaret e para. Trajneri i U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi shprehet se nuk e dëshironte Shqipërinë në të njëjtin grup. Në një intervistë për “Gazeta Olle”, tekniku dardanas gjithsesi shprehet se diçka e tillë është e llogjikshme dhe e menduar më herët, pasi Kosova kaloi dy vazo falë paraqitjeve të saj.

“Nuk e kam menduar këtë, por pasi ne kemi kaluar dy vazo, atëherë edhe kjo ka qenë e mundur dhe dëshira ime ishte të mos jemi me Shqipërinë në grup. Për ndeshjen me Shqipërinë dhe kundërshtarët tjerë do të flasim kur të vije koha”, u shpreh Prekazi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top