You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ JO, kjo nuk na duhej! Ardian Ismajli rrezikon operimin, shtrohet me urgjencë në spital

Ekskluzive/ JO, kjo nuk na duhej! Ardian Ismajli rrezikon operimin, shtrohet me urgjencë në spital

Nuk na duhej dhe nuk mund të ndodhte për futbollistin në fjalë në këtë moment, por Ardian Ismajli ndodhet sërish në një moment të vështirë. Pasi ishte kthyer në futbollistin më të mirë të Hajdukut dhe vlerësimet për të ishin nga më të lartat, ndërsa më parë qëndronte në stol, një tjetër moment i vështirë është ky që po kalon futbollisti shqiptar.

“Shqiperia.ch” mëson se vendimi përfundimtar për lojtarin pritet pas pak orësh, ndërsa rrezikon edhe operacionin. Ismajli ka ndierë dhimbje të mëdha në stomak në ditën e djeshme dhe është shtruar me urgjencë në spitalin e Splitit.

Mjekët janë duke bërë gjithçka që ky rast të kalojë pa operacion, por në rast të kundërt, ndërhyrja do të bëhet në orët e pasdites së sotme. Në këtë situatë, Ardiani do të mungojë të paktën një muaj, ndërsa mund të fillojë stërvitjen me skuadrën në fundin e janarit, atëherë kur ndeshja e parë e Shqipërisë me Turqinë për kualifikueset e Europianit afrohet edhe më shumë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top