
Guri Hana është futbollisti dhe emri i ri që duhet të mbahet mend e shënim, pasi nga ky lojtar pritet shumë në të ardhmen. Ai ka mundur të sigurojë një provë tek ekipi i Lacios, ndërsa aktivizohet me 2 Korrikun.
Talenti shqiptar që luan në qendër të mbrojtjes dhe që garanton me aftësinë e potencialin që zotëron, është gati për të hedhur një hap të madh në karrierë. Ekipi italian i hapi menjëherë derën, për të parë më nga afër futbollistin dhe për të vendosur më pas se çfarë do të ndodh me të. Babai i talentit në fjalë, ka treguar edhe për përshtypjet e para të marra në kryeqytetin italian:
“Guri është futur në qendrën stërvitore të Lacios, që ishte si karantinë e ushtrisë, e rrethuar me gjemba. Sot kishte disa ushtrime të lehta, nesër ia nisim e të enjten ka lojë kontrolluese. Në ekipin e Lacios ishte edhe një shqipe nga Kavaja, që po e ndihmon Gurin të akomodohet. Ishte i lindur në Itali, mirëpo gjuhën shqipe e kishte bilbil. E kishte parë edhe shqiponjën (maskotën e Lacios), që e lëshojnë në ndonjë ndeshje. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/