
Pak lehtësi dhe frymëmarrje për Kristal Abazajn, që lë pas për pak kohë peripecitë e kaluara te Anderlehti. Të gjithë të sigurt për largimin e tij në janar nga skuadra belge, pasi ende nuk e ka bërë debutimin e parë.
Gjithsesi trajneri i skuadrës së njohur belge i ka marrë sinjalet, pasi futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në ditën e sotme. Dy gola të shënuar me rezervat e Anderlehtit në atë fitore me rezultatin 4-2 ndaj Waasland, tregojnë më së miri se tek ky futbollist ia vlen të besohet.
Në fundin e ndeshjes, Abazaj ka bërë edhe talentin serb, Luka Adzic, që të ndjek ritmin e këngës shqiptare të Dhurata Dorës. Për të dy lojtarët përflitet një largim i mundshëm në merkaton dimërore, megjithëse u cilësuan si afrimet më të bujshme të Anderlehtit. /Shqiperia.ch/