
Ergys Kaçe është një nga lojtarët më në zë në kampionatit grek. Prej verës së këtij viti ai iu bashkua skuadrës së Panathathinaikosit, teksa me këta të fundit, duket se po arrin formën e tij më të mirë.
Fundjavën që lamë pas, ekipi i Panathinaikosit u mposht në transfertë kundër Atromit, me rezultatin 3-1. Ditën e sotme në mediat greke, skuadra e mesfushorit shqiptar po kritikohet ndjeshëm, jo vetëm për humbjen e marrë, por edhe për uljen e nivelit të lojtarëve në takimet e fundit.
Përsa i përket legjionarit kuqezi, Ergys Kaçes, cilësohet ndryshe nga pjesa tjetër e lojtarëve, duke qenë i vetmi “ëngjëll dhe djall”. Në Greqi, mesfushori duket se është i paprekshëm tek këto kritika, duke marrë parasysh komentet për ekipin në përgjithësi.
Kaçe ishte autori i vetëm i golit, madje duke shënuar edhe me kokë, pavarësisht se është shtatshkurtër. Gjithashtu i vetmi lojtar që ka arritur të fitojë pesë faulla në mesfushë, më shumë se gjithë të tjerët. Gjithsesi niveli më i mirë nuk është treguar nga ana e Kaçes sipas mediave greke, pasi është venitur disa nga forma e mirë e Meiados. /Shqiperia.ch/