You are here
Home > Bundesliga > E la në stol, qendër të mbrojtjes dhe kapiten! Taulant Xhaka “armëpushim” deri në Krishtëlindje

E la në stol, qendër të mbrojtjes dhe kapiten! Taulant Xhaka “armëpushim” deri në Krishtëlindje

Një fillim sezoni me shumë lëkundje ky i Taulant Xhakës, ashtu si edhe vetë momenti që po kalon Bazeli. Kampionati është mbyllur përpara kohe, pasi Young Boysit që e ka nisur prej kohësh shkëputjen. Kjo ka sjellë një krizë dhe kaos të madh te Bazeli, që kulmoi pas humbjes në ndeshjen direkte që përfundoi me rezultatin 1-3.

Futbollistët e ekipit të njohur zviceran, janë ankuar te drejtori sportiv Marco Streller dhe presidenti Burgener për trajnerin e tyre. Marrdhënia është ftohur ndjeshëm dhe situata ka dalë nga duart. Aktualisht presidenti i skuadrës ndodhet në Afrikën e Jugut, e për këtë arsye trajneri Koller vazhdon në kryesimin e skuadrës sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në fundjavë Bazeli ka arritur t’i rikthehet fitores, por ndryshimet nuk janë të mëdha. Kryengritja ndaj trajnerit vazhdon të jetë po e njëjta, ndërsa mediat zvicerane se deri për Krishtlindje do të ketë “armëpushim”. Futbollistët duhet të ulin tonet e të presin marrjen e vendimit, me Taulant Xhakën që në drejtimin e Kollerit ka përjetuar gjithçka, nga lënia në stol, tek detyra e qendërmbrojtësi dhe gradimi si kapiten. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top