You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Ashtu siç ndodhi edhe me Tramezzanin, Sadiku do të largohet nga Levante për në Zvicër

E bujshme/ Ashtu siç ndodhi edhe me Tramezzanin, Sadiku do të largohet nga Levante për në Zvicër

Armando Sadiku është duke u rikuperuar nga një dëmtim që e ka lënë gjatë jashtë fushës së blertë. Gjithsesi, edhe përpara këtij dëmtimi ambientimi i futbollistit të Kombëtares me ekipin e Levantes nuk po shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në kushte të tilla, pavarësisht rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi shqiptar duhej të priste gjatë për të fituar minuta dhe hapësirë në fushën e lojës. Sipas asaj që raportohet nga “RSI”, Armando Sadiku mund të rikthehet te Lugano.

Ashtu siç ndodhte edhe në kohën kur Paulo Tramezzani gjendet në skuadrën zvicerane, futbollisti i Kombëtares mund të rikthehet si një huazim. Sadiku është hipoteza e fundit që hidhet për Luganon, ndërsa ky kalim do i bënte mirë edhe vetë futbollistit shqiptar, për t’iu ribashkuar sërish Levantes në qershor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top