You are here
Home > Bundesliga > Trajneri i Wolfsburgut shfryn për mungesën e talentit shqiptar: Dëmtim idiot, shqetësime në pulpë

Trajneri i Wolfsburgut shfryn për mungesën e talentit shqiptar: Dëmtim idiot, shqetësime në pulpë

Elvis Rexhbecaj nuk mund të ishte i gatshëm për Wolfsburgun në takimin e fundit të vlefshëm për kampionatin gjerman. Pasi po arrinte kulmin e formës së tij dhe vlerësimet kishin nisur të shtoheshin, një dëmtim në pulpë e ka ndalur talentin shqiptar.

Në një prononcim për “Sportbuzzer”, trajneri Bruno Labbadia ka shfryrë për dëmtimin e Rexhbecajt. Ai gjithashtu vë theksin se një situatë e tillë nuk duhej t’i ndodhte lojtarit shqiptar në një moment të tillë, teksa kishte gjetur vendin stabël në formacionin e skuadrës.

“Ishte një dëmtim idiot. Ai ka ndierë shqetësime në pulpë. Sigurisht që ka shumë keqardhje për të, pasi po bënte shumë mirë në takimet e fundit”, u shpreh tekniku gjerman, që ka një vlerësim të madh për Rexhbecajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top