You are here
Home > Futboll Bota > Legjenda e Juventusit për dy portierët e Shqipërisë: Kujdes me Strakoshën! Nuk ndryshon nga Berisha

Legjenda e Juventusit për dy portierët e Shqipërisë: Kujdes me Strakoshën! Nuk ndryshon nga Berisha

Legjenda e portës së Juventusit, Zoff, është ndalur për të folur edhe për dy gardianët e Shqipërisë, Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën. Ky i fundit është kthyer në temë diskutimi te Lacio, pas gabimit të bërë ndaj Sampdorias, që do i hiqte fitoren skuadrës së Inzagit.

Figura e njohur e bardhezinjve, në një prononcim për “Cittaceleste”, shprehet se në rastin e Strakoshës duhet të tregohet një kujdes dhe vëmendje e veçantë. Kjo pasi nuk është vetëm shqiptari arsyeja e kësaj krize që po kalon aktualisht klubi kryeqytetas.

Ndeshja e ardhshme do të jetë e veçantë, pasi do të ndeshet Atalanta me Lacion, e më saktësisht në portat respektive do të gjenden Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

“Strakosha është një portier i mirë. Është e drejtë që ta bëjmë atë më të përgjegjshëm. Por nëse mungon diçka te Lacio, duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos fajësuar portierin. Janë aq shumë gjëra për t’u analizuar. Etrit Berisha? Unë i shikoj si dy portierë të mirë, me aq shumë kualitete. Nuk shoh diferenca të mëdha”, u shpreh Zoff. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply