
Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Europianit 2020, për të luajtur shansin dhe mundësinë e avancimit më tej.
Në miqësoren e fundit, kuqezinjtë ia kanë dalë, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në transfertë. I njëjti sukses kërkohet të përsëritet edhe për tifozët shqiptarë, të cilët e kërkojnë Kombëtaren ashtu si edhe në Francë.
Trajneri Panuçi e ka vlerësuar kundërshtarin dhe paralajmëron djemtë e skuadrës, për faktin se Under i Romës, nuk është e gjithë Turqia.
“Ne kemi luajtur me Turqinë një ndeshje miqësore dhe e fituam atë. Kishim shumë lojtarë të rinj në skuadër. Por mendoj se do të jemi më mirë në të ardhmen dhe do të kemi dy ndeshje të vështira ndaj njëri-tjetrit.
Lucesku është një trajner i zoti dhe skuadra e Turqisë është e fortë. Under? Është shumë i talentuar, por s’është vetëm ai te Turqia. Atë e kam parë te Roma. Është shumë i shpejtë dhe i vështirë për t’u markuar. Lojtar fantastik”, u shpreh Panuçi sipas asaj që raporton “Insporti”. /Shqiperia.ch/