You are here
Home > Bundesliga > Rritet numri i shqiptarëve në Bundesligë, debuton edhe sulmuesi 17-vjeçar me Shtutgartin

Rritet numri i shqiptarëve në Bundesligë, debuton edhe sulmuesi 17-vjeçar me Shtutgartin

Numri i shqiptarëve në Bundesligë sa vjen e rritet, kryesisht me talente të reja të cilët kanë shpërthyer në kohët e fundit.

Emri i fundit që i bashkohet elitës në kampionatin gjerman, është 17-vjeçari Leon Dajaku. Ai luan për ekipin e Shtutgartit dhe ka bërë debutimin në ditën e sotme. Rreth 15 minuta u aktivizua talenti shqiptar në ndeshjen e sotme, në atë humbje me rezultatin 3-0 ndaj Monchegladbah.

Dajaku i lindur në Drenicë, është formuar tek të rinjtë e Shtutgartit, ndërsa shihet si një futbollist me të ardhme të garantuar. Lojtari në fjalë mban dy pashaporta aktualisht, atë shqiptaren dhe gjermanen, ndërsa ka luajtur edhe me moshat e Gjermanisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top