
Ergys Kaçe ndodhet në momentin më të mirë të karrierës së tij në Greqi. Me Panathinaikosin, futbollisti i Kombëtares po gjen nivelin e duhur, ashtu si vite me parë me PAOK.
Këtë herë mesfushori shtatshkurtër, e ka shfrenuar disi fantazinë duke shënuar edhe me kokë. Pas një krosimi të ardhur nga e majta, në minutën e 36 të takimit, lojtari shqiptar e ka dërguar topin në rrjetë. Pak kohë më parë, Kaçe ka arritur të shënojë një kryevepër nga distanca, për të marrë vëmendjen e mediave greke.
Megjithëse ky realizim i Ergysit nuk ka mjaftuar për skuadrën e tij, pasi Panathinaikosi do të humbiste me rezultatin 3-1 ndaj OFI. Kampionati nisi në mënyrën më të mirë për djemtë e Donis, të cilët kohët e fundit kanë pasur disa luhatje të rezultateve. /Shqiperia.ch/