
Një tjetër hap i gabuar për Rangersin, që është ndaluar në një barazim me rezultatin 1-1 ndaj Dundes në transfertë.
Pavarësisht se ishte me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të takimit, asgjë nuk ndryshoi për ekipin e njohur skocez, që drejtohet nga ana e Steven Gerrardit. Ky i fundit i ka besuar për 90 minuta futbollistit të Kombëtares, Eros Grezdës, që ka treguar dy fytyra gjatë 90 minutave.
Në pjesën e parë futbollisti shqiptar ka shpërthyer në krahë, duke treguar një nivel të lartë në fushën e lojës. Ndërsa në pjesën e dytë, atëherë kur i duhej më tepër ekipit, gjendej në një gjumë të thellë nga i cili nuk është përmendur deri në fundin e takimit.
Vetëm një gjuajtje drejt portës sigurisht që është shumë pak, me tifozët që i janë kundërvënë sërish pas këtij dështimi. Ndërkohë që muaji i janarit afron, presioni rritet akoma edhe më tepër mbi supet e Eros Grezdës, që mund të rrezikojë edhe një huazim të mundshëm. /Shqieria.ch/