You are here
Home > Futboll Bota > Këngëtari i njohur braktis muzikën për futbollin: Nuk mund të këndoj, kur të krijojë familje

Këngëtari i njohur braktis muzikën për futbollin: Nuk mund të këndoj, kur të krijojë familje

Një nga këngëtarët më të famshëm në trevat shqiptare është artisti që njihet si “Mc Kresha”. Ai ka rrëfyer për mediat në Kosovë se shumë shpejt karriera e tij do të ketë lidhje me futbollin. Këngëtari njihet si një tifoz i çmendur i skuadrës së Liverpulit, por tashmë do të ketë lidhje direkte me botën e sportit.

Në një intervistë të tij, Kresha është shprehur që pas pak kohësh do të heqi dorë nga këngët, duke u transformuar në një menaxher futbolli. Kjo gjë mund të duket disi e çuditshme, por mjaftojmë të kujtojë faktin që këngëtari në fjalë, ka shumë njohje me futbollistë të ndryshëm në skenën europiane.

“Nuk mund të këndoj edhe kur të krijoj familje, e fëmijët e mi të jenë 20 vjeç. Pas muzikës do të bëhem menaxher i futbollit”, ishin fjalët e këngëtarit Mc Kresha. Tashmë mbetet për t’u parë afirmimi i tij si menaxher në momentin që do të vendosi që të lërë muzikën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top