
Një kampionat që nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ishte ky për sulmuesin e Kosovës, Lirim Kastrati. Në çdo javë që do të luhej në Kroaci historia ishte e njëjtë, me Kastratin që do të gjendej në listën e golashënuesve.
Zgjedhja e Kombëtares ende nuk ishte e mbyllur, ndërsa në një intervistë për mediat kroate, vetë lojtari do t’i shkelte syrin një kalimi të mundshëm te kombëtarja kroate. Gjithsesi, vendimi i tij do të merrte formë të prerë brenda pak kohësh, teksa do t’i bashkohej Kosovës.
Por lojtari i dalë nga Shkëndija e Tiranës, nuk po kalon një formë të mirë. Në mes të shkretëtirës, Kastrati kërkon një gol jetik, pasi ka dy muaj që nuk arrin të gjejë rrjetën. E fundit ishte ndaj Inter Zapresic, teksa shënonte në atë humbje me rezultatin 2-1 të marrë në muajin tetor. /Shqiperia.ch/